Lëvizja e Salianjit, deputetja Tabaku: Nuk jam pro, diskutimet ti kemi në forumet e PD-së
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku komenton aksionin e Ervin Salianjit me demokratë anembanë Shqipërisë. Për të më shumë sesa një përplasje, aksioni i Salianjit i duket më shumë një përplasje idesh me kupolën e PD-së. Tabaku tha se nuk ishte dakord me mënyrën sesi Salianji kishte zgjedhur që ta zhvillonte aksionin e tij politik, pasi sipas saj, do të ishte mirë që diskutimet të bëheshin brenda forumeve të PD-së.
”S’më duket më shumë një përplasje, sesa një përplasje idesh. Ai ka zgjedhur rrugën e tij, për të cilën unë nuk jam dakord. Unë preferoj që t’i kemi diskutimet në Kryesi, në Grup Parlamentar, boll i kemi bërë në studiot televizive. A ka nevojë sot PD që të diskutojë? Patjetër. Por ne duhet të tregojmë maturi, pjekuri dhe që jemi atje në PD pavarësisht pozicionit që ka secili, pavarësisht interesave personale që ka secili.
E madhja më e madhe është përpara. Unë nuk mendoj që përjashtimet duhet të jenë një fjalë që të mbizotërojë në fjalorin tonë këto momente. Ne ku të zgjasim dorën, ku të shtohemi”,-tha Tabaku në ”A2cnn”.
KOHA JONË SONDAZH

