Lëvizje në qeverinë ”Rama 4”

Këtë të mërkurë Këshilli i Ministrave i drejtuar nga kryeministri Edi Rama, mori një sërë vendimesh mes të cilave edhe disa shkarkime dhe emërime në postin e zv/ministrave. Konkretisht, janë bërë 4 emërime të reja dhe 3 lirime nga detyra.

Vilma Premti është emëruar zv/ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme. Silda Çepe që ishte në këtë post, është liruar nga detyra.

Elona Hoxha është emëruar zv/ministre e Drejtësisë. Klajd Karameta që mbante këtë detyrë, është shkarkuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Besjan Kadiu është emëruar zv/ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Fatmir Guri është emëruar zv/ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Swiss Digital Mobile Reklama

Së fundmi, zv/ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ana Kapaj, është liruar nga detyra.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?