Lewis Hamilton: Po shijoj beqarinë

 

Kampioni i Formula 1, Lewis Hamilton, këtë vit është ndarë nga e fejuara e tij prej shumë vitesh, Nicole Scherzinger. E që nga koha kur është ndarë nga Scherzinger, është përfolur se Hamilton ka një lidhje me Rihannën, Kendall Jenner e Gigi Hadid. Por asnjëra palë asnjëherë nuk e kanë konfirmuar një gjë të tillë, e Hamilton tani është shprehur se është beqar.  Në një intervistë te fundit, 30 vjeçari ka thënë se është duke e shijuar shumë këtë kohë. “Po është një jetë tërësisht ndryshe”.
“Unë kam qenë në dy lidhje gjatë jetës time, një kur isha 18 vjeçar e deri në 22 vjeçar dhe njërën kur isha 23 vjeçar e deri në moshën 30 vjeçare, e për këtë kohë më ka munguar shumë jeta e një beqari të cilën shokët e mi e kishin”, u shpreh Hamilton.

SHKARKO APP