Liberta Spahiu: Ja pse u ndava nga Getoari?
Liberta Spahiu ka treguar arsyen se pse i ka dhënë fund lidhjes së saj me reperin Getoar Selimi.
Ajo ka thënë se, kanë pasur probleme për shkak të punës së saj si gazetare.
“Unë më shumë e du punën teme se gjithçka tjetër”,- ka thënë Liberta.
Këto deklarata ajo i bëri e pyetur nga Blero në një darkë të organizuar nga prezantuesja e njohur, në kuadër të programit festiv të “Klan Kosova”.
Blero pyet Libertën direkt në emision për lidhjen e saj me Getoar Selimin. Liberta është kapur në befasi në emisionin e saj, saqë për një moment nuk ka mundur t’i gjejë fjalët.
Blero e ka pyetur drejtpërdrejtë Libertën se, çfarë ka ndodhur për lidhjen e saj me Getin dhe pse janë ndarë. Pas një pauze, Liberta ka treguar se, ai ishte shumë xheloz me të dhe profesionin e saj dhe kjo ka zgjedhur karrierën, e për këtë arsye ka ardhur deri tek ndarja.
Pyetja ka ardhur në emisionin special të "Prive", derisa janë marrë vesh që yjet t’i bëjnë Libertës nga një pyetje.