Ligj i ri për licencat e transportit; leje të reja
Licencat për transportin rrugor do të jepen nga e para. Qeveria ka depozitar në Kuvend një projektligj të ri që pritet të reformojë transportin rrugor në vend.
Kjo iniciativë përbëhet nga 20 nene dhe merr parasysh ndarjen e re administrative territoriale. Nisma pritet të prekë në mënyrë direkte të gjitha drejtuesit e mjeteve të transportit rrugor, përfshirë ata të autobusëve e mjeteve të transportit 8 plus 1 apo siç njihen ndryshe, të furgonëve.
Sipas draftit paraprak parashikohet anulimi i të gjitha licencave ekzistuese të transportit dhe rinovimin e tyre konform ligjit të ri. Ministri përgjegjës për transportin miraton rrjetin e ri të linjave ndërqytetase, brenda gjashtë muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji.
Ndërsa licencat për transportin ndërqytetas, të lëshuara nga bashkitë, dhe licencat e transportit rrethqytetas, të lëshuara nga bashkitë ose komunat, para hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë të vlefshme deri në ditën e lëshimit të licencave në përputhje me këtë ligj, por jo më vonë se 6 muaj pas hyrjes në fuqi.
Pra, drejtuesit e mjeteve të transportit do të duhet që maksimalisht brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e ligjit të kenë rinovuar licencën për veprimtarinë që kryejnë. /