Linda Halimi, rekord klikimesh në Youtube
Linda Halimi këto ditë ka qenë në fokus të mediave jo vetëm shqiptare, por edhe ndërkombëtare. Me pjesëmarrjen e saj në talent show-n “Amerikan Idol”, ka mahnitur jo vetëm jurinë, por edhe publikun e gjerë ndërkombëtar. Këngëtarja 26-vjeçare nga Kosova ka marrë vlerësimin maksimal të jurisë, por sidomos të Jennifer Lopez, e cila ka mbetur e mahnitur me zërin e saj ndërsa ka kënduar “It’s A Man’s Man’s Man’s World” nga James Brown.
Vetëm pak ditë pas audicionit të saj në shoë-n e famshëm, Linda është ndër më të klikuarat në YouTube. Në një foto në profilin e saj në Instagram, Linda duket shumë e lumtur për këtë fakt: “O Zot, seriozisht? Po ndodh vërtet?” Video e këngëtares është ndër videot më të klikuara të tri ditëve të fundit në YouTube “(Trending Now). Momentalisht, ajo ka kaluar më shumë se 455 mijë klikime Edhe disa nga mediat prestigjioze amerikane i kanë kushtuar një shkrim të veçantë konkurrentes nga Kosova, duke komentuar edhe ndryshimin drastik të peshës së saj. “People”, ndërsa shkruan për talentin e Lindës, citon edhe ndjesitë e këngëtares kur u shfaq për herë të parë në garat muzikore shqiptare – atëherë kur, sipas saj, të gjithë thoshin se “ka zë shumë të mirë, por është shumë e shëndoshë.