Lindin katërnjakë në maternitetin “Koço Gliozheni”, Rama: Mbështetja me bonusin e bebes vijon

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm një lajm të bukur që në maternitetin “Koço Gliozheni” kanë lindur katërnjakë.

“Dhe me lumturinë e familjes Vojkollari, të bekuar katërfish me ardhjen në jetë të Roal, Alroa, Roar dhe Auro në Spitalin Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Koço Gliozheni”, ku sigurisht mbështetja me bonusin e bebes vijon, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetet sociale, ku ka ndarë edhe foto të bebeve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?