Liqeni i Shkodrës në UNESCO, Rama: Do ti shtojmë trashëgimisë botërore një tjetër xhevahir shqiptar

Projekti i shpalljes së liqenit të Shkodrës si rajon biosfere ndërkufitare të UNESCO-s është finalizuar. Kryeministri Edi Rama teksa ka ndarë lajmin dhe pamjet, shkruan se liqeni i Shkodrës, këtë fundjavë kremtoi përvjetorin e shpalljes si zonë e mbrojtur.

Rama e konsideroi një lajm të bukur, faktin që nga Ministria e Mjedisit është hedhur një tjetër hap i rëndësishëm duke finalizuar aplikimin pranë UNESCO-s për ta përfshirë liqenin e Shkodrës në programin “Njeriu dhe Biosfera” e për t’i shtuar trashëgimisë botërore një tjetër xhevahir shqiptar.

”Liqeni i Shkodrës, këtë fundjavë kremtoi përvjetorin e shpalljes si zonë e mbrojtur, me një lajm të bukur mbi një tjetër hap të rëndësishëm teksa Ministria e Mjedisit sapo ka finalizuar aplikimin pranë UNESCO-s për ta përfshirë Liqenin e Shkodrës në programin “Njeriu dhe Biosfera” e për t’i shtuar trashëgimisë botërore një tjetër xhevahir shqiptar”,-shkruan Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përfshirja e liqenit të Shkodrës në UNESCO, i njohur si një ekosistem me vlera të rralla, fuqizon profilin e Shqipërisë në diplomacinë mjedisore, teksa nxit zhvillimin e qëndrueshëm të komuniteteve lokale dhe prodhon bashkëpunime në menaxhimin e qëndrueshëm të ekosistemeve të përbashkëta. Ky projekt synon të sjellë ndikim pozitiv për komunitetet vendase duke krijuar mundësi të reja për zhvillim të qëndrueshëm, në përputhje me Programin e UNESCO-s për Njeriun dhe Biosferën.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?