Lirimi i hapësirave publike, Rama publikon pamjet: Nuk është aksion, është kthesë deri në fund
Aksioni për lirimin e hapësirave publike në Tiranë dhe rrethet e tjera të vendit po vijon me intensitet. Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga ky aksion. Ai ka ndarë momentin kur fadromat hedhin përtokë një tendë të madhe lokali me konstruksion metalik. Rama shprehet se ky nuk është një aksion, por një kthesë e fortë. IMT dhe institucionet përkatëse po kontrollojnë çdo zonë ku ushtrohet aktivitet dhe janë zaptuar hapësirat publike, kryesisht trotuaret, me tenda, karrige dhe tavolina.
KOHA JONË SONDAZH

