Lirimi i hapësirave të zaptuara publike, Edi Rama poston pamjet: Vijojmë
Hapësirat e zëna në mënyrë të paligjshme vijojnë të lirohen ndërsa vijon operacioni në të gjithë vendin.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë mbrëmje një video nga puna. “Vijojmë”, shkruan Rama në rrjetet sociale. Lirimi i hapësirave publike nga ndërtimet e paligjshme synon të kthejë ligjshmërinë në territor, duke sjellë zhvillim për komunitetet.
Përveç prishjes së ndërtimeve të ngritura në kundërshtim me ligjin në kryeqytet dhe në qytetet e vendit, qeveria shqiptare ka ashpërsuar masat për forcimin e kontrollit mbi territorin, mbrojtjen e hapësirave publike, zbatimin cilësor të lejeve të ndërtimit dhe ndëshkimin e ndërtuesve që i shkelin ato.
KOHA JONË SONDAZH

