Lirohet nga burgu ish-deputeti i Partisë Socialiste

Lirohet nga burgu ish-deputeti i PS-së, Jurgis Çyrbja.

Gjykata e Posaçme e dënoi me tre vjet, të cilat për shkak të gjykimit të shkurtuar u konvertuan në dy vite burgim.

Avokatët mbrojtës të Çyrbjes kërkuan lirimin e tij nga qelia që ditën e djeshme, por Gjykata e Apelit përllogariti se i kishin mbetur ende dhe disa orë për të shlyer të gjithë dënimi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pjesën më të madhe të kohës ish-deputeti e kaloi në paraburgim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Çyrbja u dënua më 3 nëntor të vitit të kaluar për korrupsion në zgjedhje, përkrahje të eksponentëve të krimit dhe nxjerrjes së sekretit shtetëror.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?