LIVE/ Kufiri Kosovë-Serbi, Rama flet për herë të parë: Luhet fati i Kombit

Në Top Channel ka nisur mbrëmjen e së enjtes transmetimi i emisionit politik të titulluar “Open”, i drejtuar nga gazetarja e njohur Eni Vasili. Kryeministri Edi Rama është i ftuari i parë në këtë start të emisionit të ri në Top Channel.

Përballë gazetares Eni Vasili, kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë rreth idesë së hedhur për rishikim të vijës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

I pyetur nga Eni Vasili se përse ka zgjedhur të heshtë, kur të gjithë kanë folur, Rama u përgjigj: “Është një çështje që i takon shtetit të Kosovës. Na një anë në Kosovë ka një debat mbi një ide, jo një platformë. Nga ana tjetër, si përfaqësues i Shqipërisë ndjej detyrimin që të respektoj vendimin e tyre. Unë kam qenë i qartë, se do të flas për Kosovën, por nuk mund të flas në emër të Kosovës. Është e paudhë për mua që të bëj komentatorin. Na duhet shumë më tepër se sa debati i radhës”.

Rama u shpreh se çështja e kufirit është mjaft delikate, ku luhet fati jo vetëm i Kosovës, por i kombit shqiptar.

“Shqipëria ka detyrimin të mbështesë fuqimisht Kosovën dhe në këtë detyrim të ndjekë dhe të presë se çfarë përfaqësuesit e Kosovës mendojnë se për çfarë gjërash janë dakord të bëjmë. Unë nuk mund të bëjë tutorin e Kosovës. Kjo është një çështje ku luhet fati jo i Kosovës, por i kombit shqiptar dhe mund të bëhen gabime shumë të rënda”, u shpreh Rama.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2099152927012521/

SHKARKO APP