Live/ Marrëveshja, a do pranojë Rama të jetë zv/kryeministri i Bashës? Ja përgjigja
Çim Peka: Zoti Rama le të bëhemi më konkretë. Kryetari i opozitës është i bindur se do të jetë partie e parë por askush nuk e beson se mund të marrë i vetëm 71 vota. Publikisht në mënyrë të veçantë dy ditët e fundit të i ka shpallur luftë politike liderit të LSI-së duke pretenduar të rikthejë në bazë elektoratin pragmatist të PD-së i cili ju bashkua LSI-së pas zgjedhjeve të vitit 2013. Madje zoti Basha është shprehur se partia SH.P.K e Ilir Metës, merr fund në 25 qershor, çfarë do të thotë se ndërtimi i qeverisë së re, PD-së do ti nevojiten patjetër votat tuaja. A do të pranojë Edi Rama të jetë zv/kryeministër i Lulzim Bashës?
Edi Rama: Ne jemi të fokusuar tek 25 qershori s dita kur shqiptarët do të shkojnë në zgjedhje për të investuar për veten e tyre, për të marrë në punë për Shqipërinë, për ekonominë, për shëndetësinë, për arsimin, për familjet e tyre njerëzit e duhur. Nuk do të shkojnë në zgjedhje si tifozë që përballen me njëri-tjetri, pavarësisht se kush është skuadra më e fortë dhe kush skuadra më e dobët. PSh. Juventusi humbi mbrëmë, por ndeshja mbaroi mbrëmë dhe sot është një ditë tjetër dhe jeta vazhdon.
Çim Peka: Ndeshja mbaroi 4-1, gjë që nuk ka gjasa të mbarojë në 25 qershor.
Edi Rama: S’ka rëndësi, por ndeshja mbaroi mbrëmë. E kam fjalën që kur shkojmë në një ndeshje futbolli, jemi tifozë ose më një skuadër ose me një skuadër tjetër dhe jemi fëmijë në nj farë mënyre që ndjekim një teatër argëtues ku bëhemi palë me dikë. Kur shkojmë në zgjedhje, shkojmë si të rritur për të investuar votën tonë në mënyrë që vendit ti japim njerëzit e duhur për punë, nuk nisemi nga tifozllëku por nga vlerësimi skuadrave që na paraqesin ofertat e tyre për ti marrë në punë. Kështu që mund të jesh i djathit, por nuk mund të marrësh në punë Lulzim Bashën dhe ekipin e tij, sepse i bie që mund të mos të të bëjnë dot asnjë punë, pra nuk është tifozllëk.
Çim Peka: Këtë e vendos sovrani gjithsesi. Në qoftë se sovrani ju detyron të bashkëqeverisni apo ti bashkoheni PD-së për një Shqipëri Europiane, do të pranonte Edi Rama të ishte zëvendësi i Lulzim Bashës apo jo?
Edi Rama: Edhe njëherë kjo është një pyetje jashtë kontekstit, sepse ne jemi të fokusuar që të marrim votat e shqiptarëve pa dallim, aq më tepër që jemi dhe numrin 2, kjo ua lehtëson aq më tepër dhe demokratëve afrimin me ne , në funksion të marrjes në punë të njerëzve të duhur. Fjala vjen, kur ju që jeni demokrat i thekur merrni kameramanin në punë i thoni çfarë tesere ke apo e shikoni se sa i aftë është. Kameramani mund të jetë socialist dhe ju e merrni në punë, dhe nuk merrni një demokrat që nuk di të përdori kameramanë, por di të përdori vetëm gjyzlykët.
https://www.facebook.com/portali.syri.net/videos/1427178237363461/