Llatja dhe Mazniku festojnë fundvitin me fëmijët e Qendrës “Ndihma e Weilheim për Shqipërinë”

Në kuadër të traditës së fundvitit, kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, së bashku me drejtuesin politik të PS Qarku Elbasan, Arbjan Mazniku, vizituan Qendrën “Ndihma e Weilheim për Shqipërinë”, ku festuan me fëmijët që asistohen nga kjo qendër.
Gjatë vizitës, Llatja dhe Mazniku ndanë momente festive me fëmijët, duke dhuruar buzëqeshje dhe duke përcjellë mesazhe solidariteti dhe përkujdesjeje për shtresat në nevojë. Ata vlerësuan kontributin e organizatave të shoqërisë civile, të cilat luajnë një rol të rëndësishëm në ofrimin e shërbimeve sociale për fëmijët dhe komunitetin.
Aktualisht, në Qendrën “Ndihma e Weilheim për Shqipërinë” marrin shërbim rezidencial 20 fëmijë pa kujdes prindëror, ndërsa 60 fëmijë të tjerë të komunitetit frekuentojnë kopshtin dhe qendrën e kurseve. Në total, rreth 80 fëmijë përfitojnë shërbime ditore dhe rezidenciale, duke e kthyer këtë qendër në një model të përkujdesjes sociale.
Bashkia Elbasan konfirmon mbështetjen e saj të vazhdueshme ndaj misioneve fisnike që investojnë në të ardhmen e shoqërisë, duke vendosur në qendër fëmijët dhe mirëqenien e tyre, si një garanci për një të ardhme më të mirë për brezat e rinj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?