Llatja, së bashku me ekipin politik, përcolli urimet e Krishtlindjes

Me rastin e festës së Krishtlindjes, Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, së bashku me ekipin e deputetëve të Partisë Socialiste dhe kryetaren e PS Elbasan, Ermira Urupi, përcollën urimet më të përzemërta për besimtarët e krishterë të qytetit.
Në frymën e bashkëjetesës fetare dhe harmonisë që e karakterizon Elbasanin, përfaqësuesit institucionalë vizituan Kishën e “Shën Nikollës” dhe Kishën e “Shën Piut X”, ku ndanë urime për paqe, shëndet dhe mbarësi në çdo familje.
Gjatë këtyre vizitave, Kryetari i Bashkisë theksoi rëndësinë e respektit reciprok, solidaritetit dhe dashurisë për njëri-tjetrin si vlera që e mbajnë të fortë komunitetin tonë dhe shoqërinë shqiptare në tërësi.
Bashkia e Elbasanit mbetet e angazhuar në promovimin e bashkëjetesës, tolerancës dhe unitetit, si shtylla themelore të një qyteti të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës.
Paqja dhe mbarësia qofshin në çdo familje shqiptare.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?