Lojërat Olimpike Dimërore, Rama poston pamjet: Flamuri kuqezi valëvitet në ”San Siro”
Flamuri kuqezi u valëvit në stadiumin legjendar “San Siro” gjatë ceremonisë hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore Milano Cortina 2026. Kryeministri Edi Rama teksa ka ndarë një video nga momenti, ka ndarë emocionin dhe krenarinë për përfaqësimin e Shqipërisë në këtë ngjarje madhore sportive.
Në mesazhin e tij, Rama u ka uruar suksese sportistëve shqiptarë Lara, Denni, Lisa dhe Semire, të cilët do të përfaqësojnë vendin në arenën olimpike dimërore, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes dhe simbolikën e flamurit kombëtar në një skenë kaq prestigjioze.
Shqipëria synon të lërë gjurmën e saj në Milano Cortina 2026, me sportistë që mbajnë lart ngjyrat kuqezi dhe frymën olimpike.
KOHA JONË SONDAZH

