Londër, heshtja e Big Ben, ora e famshme nuk do të tingëllojë deri në 2021
Një ndërprerje kaq e gjatë ka ngjallur polemika, edhe në Parlamentin britanik, ku edhe kryeministrja Theresa May, ka qenë kundra kësaj mbyllje të gjatë, simbol të Britanisë.
Deri në momentin e përfundimit të punimeve restauruese Big Ben do të dëgjohet vetëm në rastet e veçanta.
E quajtur Elizabeth Tower, në 2012, në nder të mbretëreshës, kulla njihet si Big Ben, edhe për faktin e këmbanës së saj të madhe.
Një pseudonim që disa mendojnë se e ka marrë për shkak të inxhinierit Benjamin Hall, projektuesi i orës, emri i të cilit është gdhendur edhe mbi orë, të tjerë besojnë se përkushtimi është për Ben Caunt, një boksier i njohur britanik i shekullit të nëntëmbëdhjetë, i cili mundej pa doreza.
Me një peshe 13.7 ton, lartësi 2.2 metra dhe diametër 2.7 metër, këmbana nxjerr një notë Mi prej 118 decibel. Cekici i saj peshon 200 kg. Ora kryesore ka një mekanizëm i cili mundëson ndërhyrje precize të kohës.
Ora filloi të funksionoje prej 31 majit të 1859, në të njëjtën ditë kur është mbaruar zyrtarisht edhe kulla. Tingujt e parë janë dëgjuar pak a shumë dy muaj më vonë, në 11 korrik.