Lori Hoxha kopjon Kim Kardashian?
Trashëgimtarja e Top Medias, Lori Hoxha, njihet për stilin e saj të veçantë dhe të shtrenjtë në të veshur. Por, së fundmi bukuroshja shqiptare nuk është shfaqur aspak origjinale, transmeton Telegrafi. Në një event familjar, Lori kishte veshur një fustan identik me atë që Kim Kardashian e veshi në një paraqitje kohë më parë. Megjithëse Lori nuk ka format e Kimit, dukej shumë bukur në këtë veshje.Në këtë event Lori ishte e shoqëruar nga moderatori Ledion Liço, i cili është edhe i dashuri i motrës së saj. Kjo nuk është hera e parë që Hoxha kopjon Kardashianët, pasi edhe kohë më parë ajo u pa me veshje të njëjta me to.