Lorik Cana flet për UÇK‘në dhe Stupcat

 

Pas skeçeve të natës së Vitit të Ri, në veçanti atë të UÇK’së, protagonistët e grupit humoristik "Stupcat" janë duke marr kritika të shumta teksa janë kërcënuar edhe me jetë.

Reagimet kanë qenë të shumta në lidhje me skeçin që nga disa u pa si fyerje e vlerave të UÇK-së e nga të tjerë si portetizim i realitetit të hidhur.

Opinionin e tij në lidhje me këtë çështje e ka dhënë edhe kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana. Cana nuk njihet për postime të shpeshta, por ka dashur që të shpreh mbështetje të plotë në Stupcat të cilët janë vu në qendër të kritikave. ‘Unë jam me Stupcat’, ka shkruar Cana në profilin e tij në rrjetin social Instagram.

SHKARKO APP