Lorik Cana: Ja si u takova me Monikën, dua djalë si krejt shqiptarët

Ylli i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, ka thënë se ai dhe bashkëshortja e tij Monika kanë një marrëdhënie të shkëlqyer martesore dhe se po dëshirojnë të kenë fëmijë.

Në një intervistë për revistën Teuta, Cana ka thënë se ka bërë tatuazh me inicialet e Monikës, teksa këtë gjë e ka bërë më parë edhe vet arkitektja nga Roma.

Ai tregon mënyrën se si ka rënë në kontakt me Monikën në një restorant në vitin 2011.

“Fillimisht nuk i kushtova rëndësi, por më pas shkëmbyem disa shikime. Kur u largova, ia dhashë numrin tim menaxheres së restorantit që t’ia jepste asaj. Ed ija që do më shkruante sepse më shikonte. Të nesërmen më shkroi”, u shpreh Cana.

I pyetur nëse do të bëjë familje të madhe, Cana tha duke qeshur: “I kam thënë Monikës se ne shqiptarët nuk ndalemi pa pasur një djalë”.

“Nuk kemi planifikuar ndonjë numër, por nuk ka rëndësi gjinia, rëndësi që të jenë të mirë dhe të shëndetshëm”, theksoi Cana.

Ai shtoi se muajin e mjaltit me bashkëshorten e tij e kaloi në Bali të Indonezisë teksa për këtë lidhje e kishte të vështirë t’u tregonte prindërve. 

SHKARKO APP