Lotaria për kuponat tatimorë

Ka përfunduar afati per dorëzimin ne zyrat e postes se kuponave tatimore per lojën promocionale qe do te zhvilloje Ministria e Financave ne datën 15 janar. Deri tani raportohet se janë 24 mije aplikante për 500 çmime. Fituesit ndahen ne dy grupe. Ne te parin kualifikimet bazohen te sasia e kuponave dhe vlera e tyre. Çmimi i madh këtu është mbi 1 milion leke.

Ndërsa ne grupin e dyte fituesit do t’i përzgjedhë sistemi kompjuterik i tatimeve dhe këtu do te ketë fitues te vlerës nga 10  mije deri ne 15 mije leke. Rregullat qe vendosi per ketë lotari Ministria e Financave ishin dorëzimi i një zarfi përmes postes shqiptare me minimalisht 50 kupona, te cilët te mbanin nje vlere jo me te ulet se 5 mije leke.

SHKARKO APP