LSI i përgjigjet Bashës: U rrit këlyshi, u bë qen me votat tona

Kreu demokrat, Lulzim Basha prej disa ditësh lëshon akuza të forta ndaj Lëvizjës Socialiste për Integrim.

Këshilltani pranë grupit të LSI, Dritan Kaba ditën e sotme u ka dhënë një përgjigje këtyre akuzave edhe pse nuk e përmend emrin e Bashës. Në një postim në rrjetet sociale, Kaba thotë se këlyshi u bë kryetar bashkie me votat e LSI, ndërsa tani që u rrit e u bë qen, ka filluar të lehë.

“Ishte këlysh që kuiste, kur u bë me votat e LSI-së kryetar bashkie, tani që u rrit e u bë qen, rri duke lehur”,- thotë Kaba.

SHKARKO APP