LSI marrëveshje me Shoqërinë Civile, Malaj: Brenda 2 viteve të para kalojmë në kuvend ligjin integral për të moshuarit

Lëvizja Socialiste për Integrim nënshkruan marrëveshje me shoqërinë civile, ku zotohet se me ardhjen në pushtet të Opozitës së Bashkuar, ajo do të bëjë të mundur që brenda dy vitete të para të kalojë në Parlament, ligjin integral për të moshuarit.

Kandidatët e LSI-së për deputetë në Qarkun e Tiranës, Nora Malaj dhe Besnik Jakaj, gjatë takimit me përfaqësues të shoqërisë civile angazhohen për t’i shërbyer kësaj moshe dhe për t’i krijuar të gjitha lehtësitë dhe shërbimet e dedikuara

Njoftimi i kandidates së LSI-së, Nora Malaj

Kontrata Sociale !

Sot nënshkruam deklaratës sociale se bashku me doktor Besnikun  dhe shoqërinë civile te Kalaja Toptani!

Sot ne u zotuam që për moshë e tretë do të bëjmë maksimumin, që brenda dy viteve të para në Parlament të kalojmë Ligjin Integral për Moshimin!

Ne nënshkruam me shoqërinë civile nevojë për t’i shërbyer kësaj moshe dhe t’i krijuar të gjitha lehtësitë dhe shërbimet e dedikuara!

Të krijojmë paketën e asistencës sociale dhe paketën “Greeen”, pension suplementar për të gjitha zonjat që nuk përfitojnë nga vitet e punēs, por kanë bërë punën e papaguar (punët në shtëpi dhe mirë-rritjen e fëmijëve dhe të moshuarve).

Për të përjashtuar nga detyrimet tatimore këtë kategori!

Sot ishte një ditë e bekuar kur nënshkruam kontratën sociale dhe u zotuam që brenda dy viteve të Parlamentit të ardhshëm ne do ta realizojmë këtë mision!

Asgjë nuk është e pamundur!

Edhe 5 ditë për të përmbyllur misionin tonë për Shqipërinë dhe shqiptarët”, shprehet në njoftimin e saj përmes rrjeteve sociale, ku publikoi dhe pamje nga takimi i së martës, kandidatja e LSI-së për deputete në Qarkun e Tiranës, Nora Malaj.

Kontrata Sociale !

🛑Sot nënshkruam deklaratës sociale se bashku me doktor Besnikun dhe shoqërinë civile te Kalaja…

Pubblicato da Nora Malaj su Martedì 20 aprile 2021

SHKARKO APP