LSI qasje të re për artin, Vasili: Të stimulojmë investimet në të gjitha fushat

Lëvizja Socialiste për Integrim organizoi një takim me përfaqësues të artistëve, ku u diskutua lidhur me programin elektoral të LSI-së për problematikat që ka ky komunitet.

Në fjalën e tij, kryetari i LSI-së, Petrit Vasili, tha se ne kemi një qasje të re për të orientuar ku do të ecë arti dhe trashëgimia kulturore.

“Trashëguam një univers artistik, që është reduktuar, sepse në 25 vjet jemi përballur me spontanitet dhe zgjidhje rastësore, sipas gustove që politika ka pasur. Në planin tonë ka një qasje krejtësisht të re: Të orientojmë qartë ku do të ecë arti skenik, ku do të ecin artet pamore, ku do të eci trashëgimia kulturore”, – deklaroi Vasili.

Në përshëndetjen e tij, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, njëkohësisht edhe President i zgjedhur i Republikës, u zotua se do t’i qëndrojë pranë komunitetit të artistëve në detyrën e re.

“Presidenti nuk ka shumë kompetenca ekzekutive, por mendoj se është një detyrë e tij që t’i kushtoj një vëmendje të veçantë kulturës dhe sportit, sepse ka të bëjë me imazhin dhe kredibilitetin e vendit. Në këtë drejtim ajo që mund t’ju them është se do të jem shumë pranë këtij komuniteti gjatë pesë viteve të ardhshme”, deklaroi Meta.

SHKARKO APP