Lu takon ministrin Gjiknuri pas akuzave të KLSH
Ambasadori i SHBA në Tiranë, Donald Lu teksa ishte pjesë e panelit me temë “Developing a Strong Energy Concept for Europe” organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka vlerësuar punën e ministrit Gjiknuri.
“Në Shqipëri, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin sigurinë energjitike duke asistuar qeverinë shqiptare në reformat e saj ligjore për energjitikën.
Po ndihmojmë sektorin energjitik shqiptar që të jetë në standardet e Bashkimit Evropian.
Shqipëria është e bekuar me hidroenergji por gjysma e prodhimit humbet nga problemet në rrjet.
SHBA ofroi asistencë teknike për reduktimin e humbjeve në rrjet, nga gati 50% në 37% dhe duke i kursyer kështu qeverisë vetëm këtë vit rreth 130 milion USD.
Me lejoni të vlerësoj tani qeverinë për nismën e saj që bizneset dhe qytetarët të paguajnë faturat e energjisë.
Hapi tjetër do të jetë investimi në sistemet e trasmetimit dhe shpërndarjes”, u shpreh ambasadori Lu.