Luan Rama: Burri mbahet prej llafi, jo prej timoni

Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama ka marrë pjesë në çeljen e fushatës së LSI në Kukës, ndërsa ka përcjellë mesazhe të forta politike. Rama ka deklaruar se objektivi i LSI në zgjedhjet e 25 Qershorit, është të dalë forcë e parë politike, ndërsa ka theksuar se në Kukës do arrijë të fitore spektakolare.

Po nga Kukësi, numri dy i LSI ironizoi dhe qëndrimet e kryeministrit Edi Rama i cili është shprehur se PS duhet ta marrë e vetme “timonin e qeverisë”.

Luan Rama ka thënë se në Malësi, burri vlerësohet nga fjala e mbajtur dhe jo nga timoni. “Fitorja e LSI-së është një shans edhe për socialistët dhe demokratët. Ne e dimë që në Malësi, burri mbahet prej llafi, jo prej timoni. Fitorja e LSI-së do të vijë për shkak se ne do të ulim taksat dhe do krijojmë më shumë vende pune. LSI do të fitojë edhe në Kukës me një kandidat nga Kukësi”, u shpreh nënkryetari i LSI, Luan Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qëndrimi i Luan Ramës vjen pas deklaratave të shpeshta të kryeministrit se në këto zgjedhjet PS-ja dhe ai kërkon që ta këtë vetë timonin e qeverisë. Kjo është dhe motoja kryesore e fushatës së Partisë Socialiste, e cila nuk po prezanton as program dhe as po jep alternativë përballë Partisë Demokratike, që e cilëson si kundërshtare historike. Që pas marrëveshjes mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, PS ka shqetësim vetëm çështjen e “timonin”. Ndërkohë që në zgjedhje zakonisht flitet për programe dhe për alternativa dhe jo se kush do të jetë personi që do punësohet si Kryeministër.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?