FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Luan Rama në një foto të vitit 1988 me legjendën e humorit shkodran, Tano Banushi

Nga Luan Rama

Fotoja që po ndaj me ju është e vitit 1988. Jam me “Artistin e Popullit”, Tano Banushi.
Unë e kam nga kujtimet më të vyera, pikësëpari prej më të madhit ndër të mëdhenjtë e humorit shqiptar, të paharruarit Tano Banushi.
Sepse Tano Banushi nuk ishte thjesht një aktor. Ai ishte shpirti i gëzimit në kohë të vështira.
Kur Tanoja dilte në skenë, dhimbja kthehej në ironi dhe trishtimi tretej nën vërshimin e një të qeshure që vinte nga thellësitë e shpirtit.
Por, kjo foto më sjell në kohë edhe një prej veprimtarive më të bukura që unë kam drejtuar në Shkodër; “Të rinjtë që mbeten të rinj”, një ide e zotni Nard Bushatit dhe e realizuar nga Klubi i Rinisë “Heronjtë e Vigut”.
Qe një cikël shfaqjesh që iu kushtohej të gjithë artistëve të mëdhenj që Shkodra i dha artit e kulturës kombëtare, të cilët fillimet e tyre i kanë të lidhura me Klubin e Rinisë. Por, që edhe protagonistë ishin po ata, të gjithë artistët, një prej të cilëve edhe Tano Banushi.
Këtë foto e kam kujtim nga Ali Laçej, të cilin dua ta falënderoj publikisht për zotninë që është.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?