Luana Vjolla flirton me ish-të dashurin e Dafinës?

 

Megjithëse thotë se është single, duket se ajo tashmë ka të dashur. Bëhet fjalë për prezantuesen televizive Luana Vjollca, e cila ka lënë pas dashurinë me këngëtarin Adrian Gaxha. Burimet e afërta me bukuroshen për “Telegrafin” kanë zbuluar se Luana është duke flirtuar me Krenar Çoçajn, ish të dashurin e këngëtares Dafina Zeqirit. Madje, ata tashmë janë parë disa herë në kryeqytetin kosovar në shoqëri të njëri-tjetrit, e cila arsyeton vizitat e shpeshta të bukuroshes shqiptare në Prishtinë. Mësohet se shkak për njohjen mes Luanës dhe Krenarit është shoku i këtij të fundit, përkatësisht i dashuri i Marina Vjollcës, motrës së Luanës, reperi Getoar Selimi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?