Lubonja akuzë të rëndë ambasadorit Lu. Korruptim nga kryeministri?!

Analisti Fatos Lubonja ka deklaruar se sipas disa zërave që qarkullojnë në korridoret mediatike, Kryeministri Edi Rama ka korruptuar ambasadorin Donald Lu. Në një intervistë në edicionin qendror të Ora News, Lubonja tha se Shqipëria i ka dhënë shumë rëndësi ambasadorit amerikan, duke shtuar se nuk beson që në Shqipëri do të ketë sukses reforma në drejtësi.

Sipas Lubonjës, e gjitha kjo bëhet për sukses politik të Edi Ramës dhe se opozita ka rezervat e veta edhe për ambasadorin Lu, pavarësisht se nuk i shpreh. Lubonja shkon edhe më tej në akuza ndaj ambasadorit, duke theksuar se akuza nga më banalet që është korruptimi, e deri tek lobingjet e forta në Uashington.

-Pas refuzimit sërish që PD I bëri propozimit të Nuland për reformën në drejtësi, ambasadori Lu foli me një gjuhë mjaft të ashpër. Ai tha se ishte o acaruar me politikanët.

Lubonja: Ne i kemi dhënë shumë rëndësi ambasadorit Lu dhe vetë ky fakt tregon se sa larg këtyre standardeve është Shqipëria. Nuk ka asnjë vend në botë që një ambasador, thashë në botë as në Evropë jo, që të ndërhyjë në mënyra të tilla dhe të acarohet. Një ambasador është për të përfaqësuar interesat e shtetit të vet dhe jo për të ndërhyrë kaq ashpër dhe ana tjetër e medaljes është një klasë politike servile që ka 25 vjet që kërkon legjitimitet nëpërmjet të huajve. Që flet për Amerikën siç flitej për Bashkimin Sovjetik kohë më parë. Ky ishte qëndrimi im kur pashë reagimin e ambasadorit Lu kur ndërhyri menjëherë sikur të ishte çështje e shtetit të tij.

-Cili është interesi i SHBA-së me kalimin e reformës në drejtësi?

Lubonja: Kjo është një pyetje me vend. Hipotezat janë të shumta besoj. Por, një gjë është evidente që në një far kuptimi edhe opozita kur flet dhe nuk flet dhe tregon diplomaci, tregon se nuk ka edhe ajo një besim tek ndërkombëtarët. Prandaj çështja e vetingut diskutohet aq shumë.

Problemi i ndërkombëtarëve është pak i ndërlikuar në Shqipëri. Sigurisht, ata kanë luajtur një rol të rëndësishëm për të kontrolluar, për të vënë ca kufij, por shpesh herë janë protektorë pa përgjegjësi. Njëri version është gabimi, mos vlerësimi si duhet i një situate. Kemi parë vazhdimisht gabime.

Gabime ka bërë Ryerson (ish-ambasador i SHBA-ve në Shqipëri) kur mbështeste vazhdimisht Berishën në mënyrë të pakufizuar, ndërkohë që ne e dinim shumë mirë se po rritej një autokrat. Gabim ka bërë edhe Lihmpreti kur i jepte rezerva pafund Nanos. Gabim bëri Arvizuja kur donte të na sillte armët kimike për interesat e SHBA-së, apo kur mbështeti Berishën tek Gërdeci në formë të pasigurie. Njëra nga format është gabimi në vlerësim. Unë nuk mendoj se kjo reformë në drejtësi do të sjellë drejtësi. Kjo është thjesht një reformë për të arritur suksesin politik Edi Rama, kryesisht.

Një pyetje, Lu-ja nuk i përgjigjet vazhdimisht: Pse paskan frikë këta të tjerët dhe nuk ka frikë Edi Rama, sepse në qoftë se ka një njeri që duhet të ketë frikë nga një drejtësi e pavarur siç e duam ne shqiptarët, është Edi Rama që nuk ka ditë që nuk bën shkelje të të drejtave të njeriut, në mënyrën më skandaloze, më fal të ligjit mbi të gjitha, por edhe të të drejtave, sepse nuk e ka konceptin e shtetit të së drejtës.

Nuk po i përmend të gjitha me radhë. Madje, ka shkelur edhe ligjet amerikane me atë 80 mijë dollarëshin. Dhe prapë s’ka frikë, sepse ka një mbështetje nga ndërkombëtarët dhe problemi që ka një mbështetje e vë në pikëpyetje çështjen tek opozita. Përgjigjja ime është kjo, edhe opozita nuk e thotë, mbi Lu-në qarkullojnë zëra nëpër korridore, shumë hipoteza nga më banalet, korruptim personal e deri tek lobingjet e Ramës që vijnë nga Uashingtoni. Mendoj që ne përtej asaj, duhet të vlerësojmë atë çfarë ne shqiptarët mendojmë që është e drejtë.

Amerika ka bërë gabime pafund. Mua më kujtohet vetë se si gjatë luftës në Irak, kam qenë vetë në një tryezë se si ambasadori amerikan i ra me grusht tryezës kur unë thashë se kjo është e gabuar. Qeveria shqiptare me atë servilizmin e amerikanëve desh të shkonte përpara me ushtarë në Irak, sot janë amerikanët që thonë se ishte gabim. Sot Tony Blair po hetohet dhe po rrezikon burgun. Pse? Sepse ky popull manipulohet më kollaj me Bashkimin e madh Sovjetik, me Shtetet e mëdha të Bashkuara të Amerikës. Drejtësinë nuk na e sjellin dot as amerikanët, siç nuk e sollën në Irak.CittyNews.al

SHKARKO APP