Lubonja: Berisha pengesë për bashkimin e PD, Rama të dorëhiqet ose të arrestohet

Analisti Fatos Lubonja thotë se nëse do të ishte Shqipëria një vend normal, kryeministri Edi Rama duhej të kishte dhënë dorëheqje apo të arrestohej. Lubonja skanoi dhe problematikat nga të cilat vuan opozita.

”Opozita po krijon një tezë për atë që ”vendi është në një krizë të rëndë dhe se ne duhet të marrim pushtetin”. Skandalet janë të mëdha. Në një vend normal Rama do të duhej të kishte dhënë dorëheqje, ose të ishte i arrestuar. Ne nuk jemi normal. Berisha ka disa probleme. Opozita është mirë kur denoncon.

Ka guxim dhe denoncon, por sa i përket anëve të tjerë ka shumë të meta. Negative është ajo shpresa e utopisë se Rama do të arrestohet. Është në prag të shkatërrimit si Maduro. Nuk janë të besueshme. Berisha në deklaratën e fundit që bëri tha; të bashkohemi të gjithë. Berisha pengesa kryesore e bashkimit të PD”,-tha Lubonja.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?