Luçiano Boçi flet nga spitali: Tentova të largoja mjetin shpërthyes. Më janë djegur tre gishta
Nënkryetari dhe deputeti i PD-së, Luçiano Boçi mori plagë gjatë protestës, ku tha se i janë “djegur tre gishtat”. Ai tregoi se ka marrë mjekim dhe se djegia është e shkallës së dytë.
”Sapo kam dalë nga mjekimi dhe jam te urgjenca. Nuk jam i shqetësuar për gjendjen timë më shumë se jam për gjendjen e një të riu që është goditur pas koke nga bombat e gazit lotsjellës.
E shoqërova dhe atë në spital. Tani urgjenca e ka çuar te Trauma. Kishte gjakderdhje nga hundët, humbje të shikimit. Do shkoj dhe do interesohem për lëvizjen e të riut”, tha ai.
KOHA JONË SONDAZH

