Lufta kundër informalitetit, Ahmetaj: Asnjë rëndesë ndaj të vegjëlve

 

Në një takim me Dhomën e Tregtisë dhe Shoqatat e Biznesit, ku është i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj deklaroi se aksioni kundër informalitetit “nuk ka pasur asnjë rëndesë te biznesi i vogël”.

“Vetëm 2.8% të gjobave kanë qenë për të vegjëlit. Gjithashtu, nuk ka pasur arbitraritet të administratës tatimore. Formalizimi i biznesit ka përmirësuar klimën e të bërit biznes”, theksoi Ahmetaj.

Ministri shtoi se “beteja kundër informalitetit është betëjë kundër pabarazisë”.

Ndërsa ministri i Financave, Shkëlqim Cani deklaroi se ky aksion do të vazhdojë dhe koha do të tregojë të mirat e kësaj reforme.

SHKARKO APP