Lul Berisha: “Unë e kam dashtë Sali Berishën, por dhe kam vuajtur nga ky mbiemër”

 

Drejtoria e Burgjeve ka organizuar një projekt social-kulturor për të burgosurit.

Pjesë e këtij projekti janë bërë pjesë artistë dhe shkrimtarë të njohur, mes të cilëve edhe ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafj.

Ky i fundit ka qenë ditën e djeshme në burgun e Fushë Krujës, ku ka shkëmbyer disa batuta me atë që njihet si kreu i “Bandës së Durrësit”, Lul Berisha.

Ç’ka heqë Sali Berisha, se të mendonin kushëri të tij.

Sa herë më është dashur të sqaroj të huajt se nuk kishte lidhje me ty”, mësohet t’i ketë thënë Mustafa atij, sipas “GSH”.

Berisha i është përgjigj me të qeshur se e ka dashur Sali Berishën, por ka vuajtur nga ky mbiemër.

Unë e kam dashtë, por edhe kam vuajtur shumë nga ky mbiemër”, mësohet se i ka thënë ai.

Lul Berisha ndërkohë ka pretenduar se është i pafajshëm për akuzat që rëndojnë ndaj tij dhe tha se do të vazhdojë betejën e tij me drejtësinë./

SHKARKO APP