Lulëzon kanabisi në Kalabri, sekuestrohen 3130 rrënjë me vlerë mbi 10 mln euro

Në kuadër të një operacioni të gjerë për ndalimin e fenomenit të kultivimit të bimës së marijuanës, Policia financiare e Rexhio Kalabrias ka zbuluar dy platancione ilegale të mbjelljes së saj.

Gjithësej janë sekuestruar 3130 rrënjë kanabis me peshë 1575 kg e me një vlerë përfituese në treg mbi 10 milionë e gjysëm uro.

Plantacioni i parë është zbuluar në komunë Rccaforte del Greco në provincën e Rexhio Kalabrias, ku në një terren fshehur mirë janë zbuluar rreth 3000 rrënjë kanabis të tipit skunk të cilat arrinin deri në 2 metra të gjata.

Nga këto rrënjë mund të përfitohej rreth 1500 kg marijuanë që e shitur me pakicë do sillte një përfitim prej 10 milionë euro.

Platancioni kishte një sistem ujitës 800 metra të gjatë e kontrollohej nga një fotokamera gjuetie me rreze infrarozë që fotografonte automatikisht këdo që kalonte, qoftë dhe natën, në këtë plantacion.

Plantacioni i dytë me marijuanë është zbuluar në komunën Fabriza në provincën e Vibo Valenta.

Policia financiare ka sekuestruar 130 rrënjë kanabis deri në 2 metra të gjata, me peshë 75 kg e me një përfitim tregu mbi 500 mijë euro. Plantacioni përdorte një sistem ujitës rreth 200 metra të gjatë.

Financa italiane po heton për zbulimin e përgjegjësve të këtij aktiviteti të paligjshëm.

SHKARKO APP