Lulzim Basha: INSTAT pranoi zyrtarisht krizën

Lulzim Basha, kreu i Partisë Demokratike, theksoi me anë të një postimi në Facebook se “INSTAT-i qeveritar pranoi zyrtarisht krizën”.
“Defiçiti tregtar u rrit me 23% krahasuar me korrikun e vitit 2014. Rënia e eksporteve e konfirmuar sot, vjen pas rënies së investimeve, kreditimit dhe konsumit. Po sot, INSTAT-i konfirmoi uljen për herë të parë në 25 vite të pagave dhe pensioneve. Taksat e larta, korrupsioni dhe bashkëqeverisja me kriminelët janë shkaqet e krizës Rama që ka vënë përfund ekonominë”, shkroi Basha në rrjetin social.
Më tej, kreu i opozitës shtoi se vetëm plani i PD-së për shpëtimin e nxjerr vendin nga kriza.

SHKARKO APP