Lulzim Basha: Mos prekni votat se do shkoni në burg!

Kreu i opozitës Lulzim Basha ishte sot në Krujë, për një takim të fundit përpara ditës së votimit me banorët e qytetit.

Ashtu si në qytete të ndryshme të vendit gjatë kësaj fushate, pasi ka ecur duke takuar qytetarë të rastit, Basha është ndalur për t’u folur mbështetësve të PD, për presionet që i bëhen qytetarëve për votën.

Ka qenë një moment kur ai duke u fokusuar te kamera, u është drejtuar direkt banditëve të angazhuar në fushatë duke i paralajmëruar ashpër, se  janë nën vëzhgim edhe nga shërbimet e specializuara të huaja dhe nuk kanë asnjë shans të shpëtojnë.

“Tani kam një mesazh për banditët këtu në Krujë e Fushë-Krujë! S’po jua them emrat se nuk jeni një e dy, por jeni shumë. Po të jeni të sigurt që ju njoh me emër e mbiemër, ju njohin edhe partnerët tanë!

Mos prekni votën e krutanëve. Mos kërcënoni e mos prekni një fije floku se do ju pijë e zeza! Ligji do ju godasë me forcën më të rreptë. Jeni nën monitorim nga unë, nga institucionet e specializuara me mandat dhe fuqi përgjuese dhe ndjekëse! Jeni nën monitorim nga shërbimet e huaja partnere.

E dimë se çfarë bëni nga mëngjesi në darkë. Mos guxoni të prekni votën se nuk do ketë Ed Ramë t’ju shpëtojë! Nuk do ketë Hamza Kastriot t’ju shpëtojë! Lërini krutanët të votojnë të lirë e të ndershëm!

SHKARKO APP