Lulzim Basha përplaset me Bregun, Ristanin e Nokën?
“Gazeta Shqiptare” shkruan se Lulzim Basha është përplasur me disa nga deputetët e Grpuit Parlamentar ditën e djeshme.
Ai kishte thirrur një mbledhje në orën 09:00 ne selinë e PD-së, por ajo ka nisur vetëm në orën 11:00.
Deputetët janë acaruar me faktin që Basha i ka lënë tëp resin për rreth dy orë.
Për këtë arsye, sipas “Gazeta Shqiptare”, Majlinda Bregu është larguar, pasi kishte një takim me ambasadorë.
Kjo gjë ka acaruar Bashën, që kur ka filluar mbledhja, ka thënë:
“Kush është kjo zonjë që guxon të ikë e të lërë një mbledhje të rëndësishme të kryesisë së grupit paralamentar me kryetarin?”
Ndërkohë, Arben Ristani dhe Flamur Noka kanë shkuar me vonesë në mbledhje, edhe pse ajo filloi dy orë më vonë se sa ishte parashikuar.
Basha ka thënë se nëse kryetar do të ishte Sali Berisha, ata do të quheshin sabotatorë.
“Nëse në vendin ku jam unë do të ishte paraardhësi im, këta do ta quante sabotim”, ka thënë Basha.