Ma*akra në Shkodër, Ekrem Spahiu: Rivendosja e dënimit me vd*kje, emergjencë kombëtare

Bashkëkryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Ekrem Spahiu në një reagim për ngjarjen e ndodhur në Shkodër, thotë se krimi i organizuar dhe ai ordiner bashkëjetojnë me politikën dhe përbëjnë ankthin kryesor të shoqërisë shqiptare.

”Ringritja e xhandarmërisë, sipas modelit të Mbretërisë shqiptare dhe rivendosja e dënimit me vdekje për krime shumë të rënda, janë emergjencë kombëtare. Shkodra u përgjak sërish nga një ngjarje kriminale në mes të qytetit, me dy viktima dhe dy të plagosur. Vrasësi u arrestua dy vite më parë për bashkëpunim në krim, por u lirua.

Krimi i organizuar dhe ai ordiner në bashkëjetesë me politiken, vijojnë të përbëjnë ankthin kryesor të shoqërisë shqiptare. Krimi, jo vetëm që nuk ka frikë nga shteti, por e komandon atë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këto kushte, “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar” shpreh bindjen e saj se, ringritja e xhandarmërisë sipas modelit të Mbretërisë shqiptare 1928-1939, me statusin e një force elitare sigurie, shoqëruar edhe me rivendosjen e dënimit me vdekje për disa kategori të mirëpërcaktuara veprash penale shumë të rënda, përbëjnë zgjidhjen e duhur për vendosjen e sigurisë publike e në veçanti të jetës së qytetarit, në gjithë teritorin e vendit”, shkruan Spahiu.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?