Macet e kuptojnë fizikën më mirë se njerëzit

Sipas një studimi të fundit, zbulohet se macet janë më të zgjuara se njerëzit kur bie fjala tek fizika.
Një studim japonez, ka treguar se këto kafshë shtëpiake i kuptojë principet e fizikës shumë më mirë se ne, dhe ketë ato e tregojë sidomos kur janë në momentet e gjuetisë se presë.

Kushdo që ka një mace në shtëpi e di shumë mirë se këto kafshë interesante, kanë lëvizje të cilat të bëjnë të kuptosh, se janë tepër të zgjuara, që nga mënyra se si nuhasin apo kërkojë për ushqim. Instinktet e tyre janë zhvilluara së tepërmi me anë të evolucionit.

Duke vëzhguar shumë prej lëvizjeve instiktive që ato kanë, kërkuesit nga “Universiteti i Kijotos”, në Japoni, kanë bërë disa zbulime interesante.

Macet janë të afta të parashikojnë prezencën e një objekti të padukshëm thjesht duke u bazuar në atë çfarë ato dëgjojnë. Kështu ato përdorin fizikën për të kuptuar nëse një objekt është aty apo jo. Këtë studim kërkuesit e kanë publikuar, nën një artikull të quajtur: “Nuk ka top, pa dëgjuar zhurmë: macet”./Shekulli/

SHKARKO APP