Macet në karrocë me rrota kërkojnë një familje të re

Edhe pse ende këlyshë, Blossom, Bubbles e Buttercup, kanë pasur një jetë vërtetë të vështirë: fillimisht ata u braktisën në rrugë dhe tani vuajnë nga një sëmundje neurologjike që nuk i lejon të lëvizin. Nëse do të kishin mbetur si mace rrugësh, kjo gjendje kritike do të kishte dënuar ata me ngordhje. Për fat të mirë vullnetarët e  “Kitten Rescue”, i shpëtuan dhe kanë ndërtuar një karrige me rrota në pritje të adoptimit të tyre në familje.

Tre kafshët ishin 10 ditësh, kur u gjenden të braktisura në një kuti në rrugë nga vullnetarët e “Kitten Rescue”. Vullnetarët kuptuan se ata kishin edhe probleme me qëndrimi në këmbë dhe bënin lëvizje të pakoordinuara.  Kështu, me anë të vizitave të plota veterinare, ata arritën të kuptojnë se kafshët shtëpiake ishin prekur nga “Cerebellar hypoplasia”, një gjendje neurologjike që nuk i lejon atë të lëvizin si felinët e tjerë.

Vullnetarët nuk donin që këto mace të braktisen sërish në rrugë nga vetë ata dhe kështu që iu kanë ndërtuar karroca të veçanta. Kështu, treshja arrin që të lëvizë dhe të luajë në sajë të karrocës me 4 rrota, ndërkohë që i është nënshtruar terapisë së rehabilitimit. Tani e vetmja gjë që iu mungon këtyre maceve të vogla, është një shtëpi dhe një familje.

SHKARKO APP