Madonna tregon sekretin: Ja pse dukem më e re!
Që në moshën 15 vjeçare Madonna u shndërrua në vegjetariane. Pop star-i botëror mban një regjim ditor tejet strikt dhe të kombinuar me sport, kryesisht boks dhe basketboll. Joga është ndër më të preferuarat e saj si një mënyrë për të harruar presionin e skenës.
Ajo është shprehur në një intervistë se do që të bëjë një jetë normale si të gjitha vajzat e tjera, por a është e mundur kjo?
Burrito (ushqim spanjoll) është në krye të listës së preferencave të Madonës. E konsumon shumë dhe nuk ka ndërmend të heqë dorë dhe pse në përbërje të tij ka brumë.
Rice Krispies janë drithërat me të cilat ajo nis mëngjesin dhe nuk i ka ndërruar asnjëherë në jetën e saj.
Haviari edhe pse i cilësuar si një ushqim shumë i shtrenjtë dhe elitar, po ashtu listohet në preferencat e 58 vjeçares.
Kur është e etur, Madonna pi martini me lëng shege, çaj gjingjeri dhe yerba (barishte nga Amerika Jugore) e cila djeg dhjamin dhe shton energjinë.
Pasditeve ajo konsumon akullore me shije çaj jeshili.
Madona është e marrosur pas ushqimit japonez i cili është i njohur për dietën macrobiotike. Në vetvete kjo dietë shmang mishin dhe ëmbëlsirat e rënda dhe i jep përparësi prodhimeve të grurit, perimeve dhe peshkut.
Edhe këtë vit Madona vijon të mbetet këngëtarja me numrin më të madh të koncerteve të realizuara nëpër botë.
KOHA JONË SONDAZH

