Magazina e shekullit të XVII kthehet në një ndërtesë luksoze
Që prej 1980 mbi të nuk ishte vënë dorë dhe gjithçka po shkonte drejt shkatërrimit të plotë, por Mark Parmenter e shndërroi magazinë e rrënuar në një ndërtesë luksoze, që tashmë vlerësohet më shumë se 1 milionë paund.
Struktura e rrënuar e shekullit të XVII ndodhet në një fshat pranë Basingstoke në Angli. Tre vite më parë, aty nisi punë për transformimin e godinës, të cilës vetëm trarët i kishin rezistuar duke qenë të mbrojtur nga një çati llamarine.
Restaurimi zgjati për një periudhë më shumë se dy vjeçare dhe së fundmi janë publikuar foto të ndërtesës para 2014-s dhe aktualisht. Një transformim i mrekullueshëm.