Magazina në Durrës, hetuesit nën hetim të gjitha thirrjet telefonike
Mallrat e magazinës së sekuestruar të djelën nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në Durrës, ku u gjetën thasë me të njëjtat parametra dhe imazhe, si ato me të cilën u sekuestrua kokaina në Xibrakë dhe përzierësit e dyshuar, ndodhet aktualisht në fshatin Pjesëz të Durrësit. Magazina është në pronësi të shtetasit Artan Thartori, administrator i kompanisë së import-eksportit së kompanisë “Alba group Abat”, ndërsa hetuesit pretendojnë se gjatë kontrollit të ushtruar në këto magazina janë gjetur thasë të me të njëjtat parametra dhe imazhe, si ato ku u sekuestrua kokaina në Xibrakë dhe përzierësit e dyshuar. Nga operacioni në Xibrikë të Elbasanit janë arrestuar deri tani 9 persona, si të dyshuar për trafik ndërkombëtar kokaine. Por pas sekuestros, Thartori ka mohuar të ketë lidhje me trafikun e drogës, ndërsa ka shpjeguar se porositë për 10 tonë produktet pesticide dhe ato të lëkurave te gjetur brenda magazinës dhe te sekuestruar, i porosiste “on-line”. Ndaj administratorit të kompanisë së import-eksportit me seli në shkozet të Durrësit nuk ka asnjë masë sigurie. Por prokurorët që po hetojnë dosjen “Kokaina” pretendojnë se janë në pritje të përgjigjeve nga kompanitë celulare, për të zbardhur tablatet, nëse Artan Thartori ka komunikuar me personat e arrestuar më 14 janar në periferi të Elbasanit. Dyshohet se magazina përdorej si një bazë e dytë nga i njëjti grup kriminal, që kishte ngritur kohë më parë laboratorin e prodhimit të kokainës në Xibrakë. Dyshimet janë se kjo magazinë do të shërbente për drogën që do të hynte nga Porti i Durrësit, përderisa ndodhej edhe më afër.