Majlinda Bregu para kryeministrisë, fansat: Me ty ka lezet protesta!

 

Deputetja e Partisë Demokratike Majlinda Bregu  ka përzgjedhur një foto, të cilën e ka postuar në profilin e saj Facebook, teksa duket e qeshur dhe e gëzueshme për protestën e sotme të Opozitës.

Bregu ndodhet pranë disa deputetëve të tjerë të PD-së dhe është me shikim nga godina  e kryeministrisë, madje këndi nga ku ajo po sheh në momentin e fotos duket se është pikërisht nga zyra lart e kryeministrit Rama. 

Mes komentuesve të shumtë pro dhe kundë protestës, njëri preferoi t'i bënte edhe një kompliment:, "Me ty ka lezet protesta".

SHKARKO APP