Malaj: Qeveria të kërkojë falje dhe të tërheqë mbrapsht ligjin për procedurat tatimore
Zululand këtë të mërkurë ka pasur në fokus reformat e ndërmarra pas 23 qershorit 2013 dhe aksionet e ashpra të marra me qëllim formalizimin e ekonomisë shqiptare.
I ftuar në studio Arben Malaj, ish-Ministër i Financave aktualisht President i Institutit për Mirëqeverisje në bisedën me Mustafa Nano ka analizuar disa nga aksionet e ndërmarra nga qeveria lidhur me informalitetin.
Malaj u shpreh se qeveria duhet të kërkojë falje për ligjin e procedurave tatimore dhe duhet ta tërheqë atë mbrapsht, ndërsa tha se Shqipëria nuk ka informalitet më të lartë se mesatarja e vendeve të Ballkanit.
Malaj po ashtu komentoi edhe dështimin e Crown Agents, ku theksoi se një nga gabimet e kësaj qeverie ishte fakti se ajo ka menduar se me ekspertë të huaj do të zgjidhin gjithë hallet e Shqipërisë.