Manastirliu: Jemi në pritje të dërgesës së parë të vaksinave të Pfizer, tashmë mund të shohim dritë në fund të tunelit

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, në fjalën e mbajtur në parlament, foli ndër të tjera për situatën e Covid-19. Manastirliu thekson se Shqipëria është në pritje të dërgesës së parë të vaksinave të Pfizer, kurse shtoi se tashmë shqiptarët mund të shikojnë dritë në fund të tunelit.

Ministrja deklaroi se janë kontaktuar doza vaksine antiCOVID për 800 mijë qytetarë, duke bërë me dije se janë parapaguar 2.9 milion dollarë për marrëveshjen me Pfizer, krahas parapagimit në instrumentin COVAX.

Postimi i ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu:

Të nderuar kolegë deputetë,

Të dashur qytetarë,

Lufta me Covid19 është ende larg fundit, edhe pse vaksina është drita që shihet tashmë në fund të tunelit.

Ndaj përpjekjet tona janë maksimale dhe jemi të vendosur në mundësimin sa më të shpejtë të dozave të vaksinës. E ndërkohë që stafet tona shëndetësore janë në krye të detyrës për t’iu përgjigjur çdo qytetari që ka nevojë për kujdes dhe shërbim shëndetësor.

Marrëveshja me Pfzer ishte përmbyllja e përpjekjes së pandalur për asnjë moment gjatë këtyre kohëve për sigurimin e 500 mijë dozave vaksinash që së bashku me marrëveshjen e Covax, me mundësimin pra të 1 milion e 140 mijë doza vaksinash, ne kemi tashmë të kontraktuara doza vaksinimi për 800 mijë qytetarë duke filluar me grupet prioritare.

Jemi në pritje të dërgesës së parë nga kompania Pfizer. Jemi besimplotë se Pfizer do t’i qëndrojë kontratës së lidhur për dërgesën e dozave të para të vaksinës sipas marrëveshjes.

Ndërkohë që instrumenti Covax është angazhuar të sjellë gjithashtu dozat e para të kompanisë Pfizer brenda muajit shkurt.

Patjetër që kemi ndjekur të gjithë lajmet e këtyre ditëve. Nga e gjithë bota dhe nga të gjithë vendet po vijnë debate të shumta në lidhje me dërgesat dhe kalendarin e dërgesave të gjigandit farmaceutik Pfizer që ka kërkuar nga disa vende europiane shtyrjen e kohës së dërgimit të vaksinave duke e lidhur me kohën e nevojshme për rritjen e kapaciteteve të prodhimit.

Sot vaksina është malli më i kërkuar në botë, sepse është arma e duhur për kontrollin e pandemisë. Qeveria shqiptare ka marrë masa në kohë për nënshkrimin e kontratave me të parën kompani që disponohej autorizimet e përdorimit të vaksinës. U angazhuam financiarisht në parapagimin e marrëveshjes së Pfizer-it dhe tashmë kemi paguar rreth 2.9 milion dollarë, si dhe kemi parapaguar në instrumentin e Covax-it për të garantuar sigurimin e vaksinave në një kohë të shpejtë.

Dhe po ashtu puna jonë po vijon për sigurimin e vaksinës së AstraZeneca-s dhe gjithashtu për të lidhur marrëveshjet bilaterale me vendet europiane për të siguruar dozat e tjera të vaksinave.

Por ndërkohë që sytë janë të drejtuar tek vaksina ajo çfarë ndodh në botë është ende rritja e numrit të infektimeve. Ndaj lipset të jemi akoma më shumë të kujdesshëm. Të zbatojmë masat në fuqi. Të mos ulim në asnjë moment vigjilencën ndaj virusit, i cili mbetet sa i rrezikshëm aq edhe i panjohur në mutacionet e tij.

Ndaj kujdesi dhe thirrja për të mos ulur vigjilencën është sot më shumë se kurrë për çdo qytetar.

Me shëndetin të parin në piramidën e vlerave përpjekjet tona nuk janë ndalur, me punë pa fjalë ja kemi dalë tu sigurojmë stafeve mjekësorë të gjitha mjetet e mbrojtjes personal njësoj si në çdo vend tjetër, ja kemi dalë të shtojmë numrin e testimeve, të hapim qendrat e testimit të shpejtë në komunitet.

51 pika testimi janë sot në të gjithë territorin dhe lehtësojnë kryerjen e testit duke krijuar mundësinë e këputjes së yinxhirit të infeksionit. Me punë e pa fjalë ja kemi dalë të sigurojmë të gjitha medikamentet për trajtimin e simptomave Covid, me punë pa fjalë paket e trajtimit ambulator anticovid mbështet falas qytetarët për format e lehta dhe të moderuar të sëmundjes. Me punë dhe pa fjalë shtuam flotën e respiratorëve, monitorëve, paisjeve mjekësore.

36 autoambulanca të reja ju shtuan flotës anticovid duke mundësuar trajtim në kohë për çdo rast urgjence. Përpjekjet tona nuk ndalen, me vndosmëri dhe punë filluam fushatën e vaksinimit duke vaksinuar 600 mjekët dhe infermierët në vijën e parë të yjarrit me dozën e parë, e duke përdorur çdo mundësi për të siguruar sa më shpejt vaksinën efektive.

Jemi gati për të filluar vaksinimin e grupeve prioritare menjëherë pas mbërritjes së dozave të vaksinës Pfizer dhe kemi bërë gati të gjitha ekipet, strukturat do të jenë në kohë dhe gatishmëri maksimale për të përdorur armën efektive kundër virusit. Por paralelisht përpjekjet tona për të ndërtuar shëndetësinë që duam nuk ka ndalur, një spital I ri do ti shtohet rrjetit të spitaleve tona publike. Me financimi e Republikës së Turqisë mike pun aka filluar për ndërtimin e një spitali me kapacitet 150 shtretër në Fier, I projektuar si një spital I cili do të ofrojë shërbime të nivëlit të lartë për kirurgjinë, urgjencës, sëmundjet interne dhe gjithashtu dhe një pavion dedikuar sëmundjeve infective, dhe gjithashtu do të jetë I pajisur me aparaturat e fjalës së fundit të teknologjisë. Ky spital do ti shërbejë qytetarëve shqipëtar si të gjithë spitalet publike.

Do të ofrojë nëpërmjet mbështetjes së kolegëve turk ekspertize dhe tranferim të teknologjisë dhe dijes. Punaaka filluar dhe me ritme të shpejta po punohet për tu finalizuar sipas afatit të vendosur. Për asnjë çast nuk e kemi ndalur punën kudo në kantieret e shëndetësisë, nga Kukësi ku po rindërtojmë spitalin e ri, në Lezhë, në Berat, Tiranë, Elbasan, Fier e Vlorë, kudo në ndërtimin e spitaleve dhe qendrave shëndetësore për ti shërbyer më përulësi çdo qytetari që pret më shumë nga ne, dhe që jemi gati të japim sot e përgjithmonë premtimin se nuk do të ndalemi derisa të ndërtojmë Shqipërinë që duam për fëmijët tanë.

Faleminderit!

SHKARKO APP