Manastirliu me gratë sipërmarrëse: Rilindja Urbane do të rrisë vlerën e komunitetit dhe biznesit
Kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu, zhvilloi një bashkëbisedim me gra dhe vajza sipërmarrëse të Njësisë 3, në kuadër të turit “Për Tiranën 2030”. Takimi u fokusua në zhvillimin e hapësirave të çliruara dhe rolin e tyre në përmirësimin e jetës urbane dhe të klimës së biznesit.
Manastirliu prezantoi programin e Rilindjes Urbane 2.0, i cili synon riorganizimin dhe harmonizimin e hapësirave të përbashkëta në qytet. Ajo theksoi se:
“Sot kemi më shumë se 1000 hapësira të çliruara në rrugë dhe lagje, që përfaqësojnë 1000 mundësi për komunitetin dhe biznesin. Edhe në hapësira të vogla, arkitektët po punojnë për projekte që i shërbejnë banorëve të zonës.”
Manastirliu njoftoi se po finalizohet një rregullore e re që do të vendosë standarde për ofrimin e shërbimeve të biznesit, veçanërisht për bar-kafetë dhe shërbime të tjera në hapësirat publike.
“Kjo rregullore do të përcaktojë mënyrën se si sipërmarrja do të kontribuojë në rritjen e gjelbërimit dhe cilësisë së jetës në zonë, duke harmonizuar nevojat e komunitetit me ato të biznesit.”
KOHA JONË SONDAZH

