Manastirliu në Bashkinë Tiranë, Blerina Gjylameti drejt rikthimit në Parlament
Nga Asambleja e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama bëri me dije se në Bashkinë Tiranë do të zhvillohen zgjedhje të reja, pasi iu kërkoi anëtarëve të Këshillit Bashkiak që të shkarkojnë Erion Veliajn.
Rama bëri më dije se ka përzgjedhur Ogerta Manastirliun si kandidate për zgjedhjet që do të mbahen për Bashkinë Tiranë.
Kandidimi për Bashkinë e Tiranës të Manastirliut, i ka hapur rrugë rikthimit të Blerina Gjylametit në Parlament, duke marrë kështu mandarin e Ministres aktuale të Arsimit.
Gjylameti e humbi mandatin e deputetes për një numër të vogël votash ndaj Olta Xhaçës, e cila siguroi vendin e saj në Parlament për 4 vitet e ardhshme.
KOHA JONË SONDAZH

