Manastirliu në garë për bashkinë e Tiranës, Kume tregon se kush e merr mandatin në Kuvend

Ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume flet për vakancën që pritet të krijohet në Kuvend pas propozimit të kryeministrit Edi Rama që Ogerta Manastirliu të kandidojë për kryetare të Bashkisë së Tiranës.

Për të mandati i lirë në radhët e PS-së i takon Xhemal Qefalias, duke kundërshtuar zërat që përflasin Blerina Gjylametin si zëvendësuese të mundshme. “Vendin e Ogerta Manastirliut në Kuvend e merr Xhemal Qefalia sipas ndarjes së votave në qarkun e Tiranës në 11 maj” u shpreh Kume.

Ai sqaroi se diskutimi që po bëhet rreth përfaqësimit gjinor në këtë rast buron nga një keqkuptim i mënyrës si e trajton Kodi Zgjedhor këtë çështje. Ai u shpreh se Kodi nuk flet për “gra” apo “burra”, por për gjininë më pak të përfaqësuar dhe në këtë rast, sipas tij baraspesha gjinore nuk cenohet.

Swiss Digital Desktop Reklama

“PS ka fituar 19 mandate në Tiranë: 10 i kanë gratë dhe 9 i kanë burrat. Me ikjen e një gruaje bëhet barazim. Në këtë moment Kodi nuk flet për gjini”. Sipas Kumes, renditja e kandidatëve në bazë të votave preferenciale është ajo që përcakton se kush e merr mandatin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?