Manastirliu prezanton planin e ri për sigurinë në shkolla: Rritet numri i oficerëve dhe mbështetja psiko-sociale

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, zhvilloi një takim me punonjësit socialë, psikologët dhe oficerët e sigurisë në shkolla, të cilëve këtë vit u është vënë në dispozicion një udhëzues i ri pune, i rishikuar sipas standardeve të përditësuara. Qëllimi i këtyre ndryshimeve është garantimi i një klime më të qetë dhe të sigurt në institucionet arsimore.

Manastirliu theksoi rëndësinë e forcimit të rolit të oficerëve të sigurisë, punonjësve socialë dhe psikologëve, si pjesë e Planit të Sigurisë në Shkolla. Ajo bëri të ditur se këtë vit do të jenë mbi 390 oficerë sigurie të shpërndarë në shkolla, me synimin që numri i tyre të rritet më tej deri në vitin 2026.

Në fjalën e saj, ministrja u ndal te përmirësimi i protokolleve dhe moduleve të punës, si dhe tek mjetet digjitale të reja që mbështesin menaxhimin e rasteve në kohë reale, përmes platformës elektronike SMIP. Kjo, sipas saj, siguron gjurmueshmëri të informacionit dhe qasje të shpejtë për drejtuesit e shkollave dhe mësuesit kujdestarë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Punonjësit socialë dhe psikologët do të kenë një portofol më të gjerë bashkëpunimi me komunitetin dhe institucionet mbështetëse, duke forcuar mekanizmat parandalues kundër dhunës dhe bullizmit. Me standardet e reja dhe trajnime të vazhdueshme, synojmë të kemi shkolla më të sigurta dhe një arsim më cilësor”, u shpreh Manastirliu.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ajo shtoi se përveç rritjes së numrit të oficerëve të sigurisë, është përmirësuar edhe raporti i punonjësve socialë dhe psikologëve për nxënës, duke rritur mbështetjen psiko-sociale në sistemin arsimor parauniversitar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?